Një javë para protestës së 16 shkurtit, të paralajmëruar nga opozita, Monika Kryemadhi kryetarja e LSI-së po zhvillon një takim informal me ambasadorët e BE-së.

Kryemadhi “po pi një kafe mëngjesi” me ambasadorët e BE-së. Arsyeja e takimit ende nuk dihet, por dyshohet se çështja kryesore e takimit mund të jetë protesta e organizuar nga opozita më 16 shkurt. Kujtojmë që opozita ka paralajmëruar protesta masive, ku nuk kanë munguar thirrjet për rrëzimin e kryeministrit Edi Rama.