Mëngjesin e sotshëm policia italiane ka shkatërruar një rrjet shpërndarësish droge ku mes tyre bënin pjes dhe 37 shqiptarë të cilët punonin për këtë rrjet të organizuar që kishte filluar të ndiqej që nga viti 2012.

Operacioni i quajtur “Balkan” u drejtua nga policia e Ragusas dhe Guardia di Finanzas në bashkëveprim me prokurorinë e Catanias ku ishin 61 të dyshuar 24 italianë dhe 37 shqiptarë të gjithë të një rrjeti ku u gjet 1 ton marijuanë dhe janë sekuestruar një shumëllojshmëri armësh zjarri.

Edhe njëherë damka e ballkanasve të vegjë që shpërndajnë drogë në sasi të lartë do i ndjek shqiptarët duke ua bërë përdit e më të vështirë të gjejn punë në vendet emigruese.