Kripa është një element që përdoret në gjellë për t’iu dhënë atyre shijen e duhur.

Gjithashtu kripa mund t’iu hidhet ushqimeve për t’i ruajtur për një kohë të gjatë.

Kripë që mund të vendoset në disa vasketa për të thithur ujin e tepërt në ambient.

Për argjendurinat.

Kripa pastron dhe i bën të shkëlqejnë argjendurinat e nxira.

Rigjallëron ngjyrën e rrobave.

Zhytini rrobat në një legen me ujë të ftohtë, një dorë me kripë të trashë dhe dy lugë uthull.

Kundër njollave.

Vendos një dorë me kripë mbi njollat e verës ose të kafesë. Lërë të veprojë për 15 minuta dhe shpëlajeni.

Për xhezvet e kafesë.

Është më mirë që mocca-n të mos e lani me detergjent pasi humb shijen, por me kripë.

Për të larë frutat dhe perimet.

Kur lani perimet shtoni kripë të imët në ujë. Eleminon shtresën e punueshme dhe pesticidet.

Funksionon si absorbues i aromave të këqija.

Kripa absorbon aromat e pakëndshme në mënyrë efikase. Vendosni një vasketë në raftin e këpucëve ose në frigorifer.

Eleminon njollat e mykut.

Miksoni kripë dhe lëng limoni, lëreni të veprojë mbi njolla dhe thajeni.

Për të pastruar shishet e qelqit.

Hidhni në shishe ujë të ngrohtë, një dorë kripë të trashë dhe uthull, tundeni fort dhe shpëlajeni.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook

LEXO EDHE:  Përzieni limonin me kripë dhe piper, dhe shihni se çfarë i ndodh trupit tuaj