Jemi qënie të gjalla që kemi nevojë të punojmë që të sigurojmë jetesën dhe mbijetesën.

Fjala “punë” për disa mund të tingëllojë depresante.

Disa nuk e dinë që ekzistojnë disa punë të vështira e të shpifura, të cilat njerëzit i bëjnë për të fituar jetesën.

Do të ndiheni me fat për punët që keni kur të shihni këto punë të shpifura.

  1. Entomologjist Forensic

Këta njerëz mund të tregojnë me saktësi sa kohë ka një person që ka vdekur, duke studiuar zhvillimin e maggots dhe insekteve të tjerë në trupa të vdekur. Është padiskutim një punë e rëndësishme por që nuk do ta vlerësonit kur të kuptonit që do e kalonit kohën me trupa të vdekur dhe aromë të keqe.

  1. Estetikë

Nëse mendoni se puna si estetiste është punë e bukur, mendohuni dy here pasi kjo punë ka të bëjë me heqjen e qimeve, shtrydhjen e puçrave e shumë gjëra të tjera të shpifura.

  1. Statistikant pordhësh

Dihet shkencërisht që një person pjerdh 13.6 herë mesatarisht në ditë. Falë këtyre numëruesve, tashmë kemi dijeni për këtë.

  1. Proktologjist

Imagjinoni si do të ishte të kalonit të gjithë jetën tuaj duke rregulluar problemet anale të njerëzve.

  1. Heqës kafshësh të ngordhura në rrugë

Është një punë e vështirë dhe e shpifuar duke qenë se i bië të shohësh përherë kufoma kafshësh të deformuara nga aksidentet dhe gjak pa fund.

  1. Nuhatës sqetullash
LEXO EDHE:  Kjo është Pasaporta më e fuqishme në Botë

A e keni menduar ndonjëherë se si kompanitë e doedorantëve e dinë nëse produkti i tyre është gati për shitje ose jo? Duke punësuar nuhatës sqetullash, ja se si.

  1. Hetues ADN-je

Kur shkencëtarët kanë nevojë për ADN nga trupa të varrosur për arsye hetimi kriminal, duhet të zhvarrosin trupat dhe të marin analiza.

  1. Jashtëqitje mbledhës

Mbledhja e jashtëqitjes së lakuriqëve të natës dhe të zogjve quhet guano. Është një fertilizues efektiv dhe konsiderohet fitimprurëse nga vendasit. Duke qenë se gjendet nëpër shpella, vetëm profesionistët e bëjnë.

  1. Pjatalarës restoranti

Nëse mendoni se të pastroni rrëmujën e fëmijëve tuaj në shtëpi  është e vështirë, imagjinoni të pastroni qindra pjata të të huajve që hanë në restorant që vijnë dhe ikin.

  1. Mbledhës vjelljesh

Pikërisht siç e lexuat, mbledhës të vjellash.

Disa parqe të mëdha lojërash që kanë përshëmbull karusel të shpejtë, punësojnë mbledhës të vjellash pasi janë të shumta rastet kur njerëzit vjellin gjatë xhirove.

  1. Pastrues kanalesh

Duhet të jeni falenderues ndaj këtyre njerëzve sa herë që shkarkoni tualetin tuaj. Përveç minjve, jashtëqitjeve njerëzore dhe mbeturinave të ndryshme nën rrugët e qyteteve tona, do të gjeni edhe këta njerëz që futën për t’i pastruar.

A nuk është kjo një punë ndër më të shpifurat që ekziston?

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook