Është vetëm 11 vjeç, por Eni Latifi ka filluar të rendisë medaljet e arta nga sporti i karatesë në Gjermani.

Djaloshi nga Gjilani, në katër turne në të cilat morri pjesë këtë vit në shtetin gjerman, zuri vendin e parë, shkruan inFokus, raporton GazetaBlic.Në njërin prej këtyre turneve, Latifit i ra të ndeshej me rivalë nga Serbia, Greqia e Rusia dhe që të tre i ka mposhtur, duke u shpallur kampion.

Karrierën, gjilanasi e ka filluar karrierën në karate nga mosha 5 vjeçare, përderisa prej katër vitesh mban rripin e kaftë, si dhe vendin e parë në Baden-Württenmberg.Në Gjermani, për Latifin kanë shpresa të mëdha.