Banorët e “Unazës së Re” kanë dalë sërish këtë mbrëmje në protestë për të kundërshtuar jo vetëm prishjen e banesave të tyre, por edhe lirimin e protestuesve që janë arrestuar ditë më parë nga Policia.

Gjatë fjalës së tyre, banorët shprehën edhe një herë vendosjen e tyre për të mbrojtur deri në fund pronat e tyre. Në ditën e 142 të protestës, banorët kanë bllokuar rrugën. Banorët me thirrje dhe pankarta kërkojnë edhe largimin e kryeministrit Edi Rama

“Asnjë kryeministër nuk po del t’i japë zgjedhje kësaj gjëje. Do veprojmë me dhunë sa të jetë nevoja. Nuk po e kuptoj pse shteti nuk po vepron për t’i dhënë zgjidhje kësaj gjëje. Ne nuk do biem pre e këtyre. Por, nëqoftëse ata do të na provojnë ne do t’i kthejmë monedhën” –tha një nga banorët.

Një tjetër banor i pranishëm në protestë, nuk kuseu apelin ndaj të pranishmeve për të mos rënë preh  e dhunës dhe provokimeve.

“Mirëmbrëma banorët e Unazës, kam një thirrje për këta që janë në protestë mos bini pre e provokimeve të kalimtareve se mund të jenë edhe provokime nga ana e policisë. Protesta e Unazës është një protestë kundër vjedhjeve. Këto provokacione nuk e di nga vijnë, çdo natë policia ka ndaluar trafikun ndaj i bëj thirjje policisë që të mos provokojnë qytetarët se askush nuk mban përgjegjësi. Ju ftoj çdo ditë e më shumë të mblidheni në protestë. Kryeministi Edi Rama dhe zagari i Bashkisë Erion Veliaj po mundohet të na ndajë por nuk do ta arrijë kurrë. Se ku e do bëje fushatën Erion Veliaj që nuk ka lënë të zezë pa i bërë qytetarëve. Vetëm një i çmendur mund ta mbështesë atë.“, tha ai.

LEXO EDHE:  Vdekja e Florenc Beqirajt, deputeti demokrat: Të digjen fotot e ministrave tanë, jo flamuri i Francës