Moderatorja dhe këngëtarja bukuroshe shqiptare, Luana Vjollca, pa dyshim që konsiderohet si një nga vajzat më seksi të ekraneve shqiptare.

Por përveç suksesit në televizion me emisionin e saj “Shiko Kush LUAN”, që theu rekorde shikimesh në Shqipëri, por dhe në Diasporë, këtë verë Luana i është përkushtuar muzikës, ku dhe ka sjellë dy hite verore, të cilat janë kërcyer pafund gjatë këtyre ditëve të nxehta.

Mbrëmjen e djeshme, bukuroshja 26-vjeçare ka zhvilluar një koncert në Gostivar në një klub nate.

Siç shihet dhe në videon e publikuar nga vetë këngëtarja, atmosfera ka qenë tejet elektrizuese, ku fansat kanë kënduar bashkë me të, dy hitet e saj të realizuara gjatë kësaj vere, bashkëpunimi me ikonën e muzikës shkodrane Bujar Qamili, nën titullin “M’i dhe flakë mallit tim”, dhe single e publikuar para dy javës me titull “Vetëm ty”, të cilat kanë pasur mjaft sukses.

“Pa fjalë”, shkruan Luana në përshkrimin e videos, duke treguar kështu impresionet e papërshkrueshme të marra nga kjo pritje e bërë nga fansat e saj në Gostivar.

Pa fjale.. 🙏🏻 GOSTIVARI MBREME 🔥🔥🔥🔥🔥🔥🔥Ju dua me zemer! E bekuar nga gjithe dashuria juaj 💜

Gepostet von Luana Vjollca am Samstag, 4. August 2018

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook