Një burrë, i cili është njohur gjerësisht me emrin Romeo i Riminit, për shkak se ka shkuar në shtrat me shumë femra, ka ndërruar jetë teksa kryente marrëdhënie seksuale me një turiste 23-vjeçare.

Playboy më i famshëm në Itali, Maurizio Zanfanti, ishte 63 vjeç kur ndërroi jetë. Për të thuhet se ka fjetur me mbi 6 mijë femra, ndërsa vetë ka pranuar se gjatë një “vere të suksesshme” ka arritur të shkojë në shtrat me të paktën 200 gra.

Ai nisi karrierën në moshën 17-vjeçare, në vitin 1970, teksa punonte në klubet e natës në Rimini, një qytet bregdetar në Itali.

Duke punuar për diskon e quajtur Blow Up, ai joshte femrat në rrugë dhe pasi bisedonte me to, i ftonte brenda në festën që zhvillohej në disko.

Në një intervistë të dhënë në vitin 2016, Maurizio tha:

Mendoj se kam bërë më shumë se qindra agjenci, për të promovuar turizmin e Riminit”.

Gjatë muajve të dimrit punonte për agjencitë e turizmit në Skandinavi dhe aty u bë aq i njohur, saqë një statujë prej dylli e tij, u vendos në një prej qyteteve suedeze.

Të martën në mbrëmje burri pësoi atak në zemër, teksa po bënte seks me një të re nga Europa lindore, në Rimini.

Ajo telefonoi urgjencën, por gjithçka ishte e kot. Maurizio kishte ndërruar jetë.

LEXO EDHE:  Vdes gruaja më e vjetër në botë, ja cili ishte sekreti i jetëgjatësisë së saj

Sipas mediave italiane, kjo ishte dhe mënyra se si playboy i famshëm do të donte të vdiste.