Në një çift, xhelozia mund të jetë më shumë nga ana e partneres, ndaj të shpeshta mund të jenë edhe provokimet që mund t’i bëjë partnerit për të parë besnikërinë e tij.

Një qytetare shqiptare tregon historinë e saj me bashkëshortin 14 vite më të madh se vetja. Ajo shprehet se ka qenë gjithmonë xheloze për partnerin e vet dhe se një ditë vendosi ta provokonte, pas shumë dyshimeve se e tradhëtonte.

Dyshimet e saj vërtetohen, por e vetmja shpresë për të janë fëmijët e vegjël që zëre se po i rrit e vetme.

Historia e plotë
Përshëndetje! Ju lutem më ndihmoni me një status se kam shumë nevojë. Jam një femër xheloze për burrin tim dhe një ditë mendova ta provokoj. Hapa një adresë facebook-u fallso dhe i dërgova ftesë në adresën e tij.

Bashkë kemi folur për dy ditë rresht, derisa unë i kërkova të takoheshim vetëm për seks. Ai e pranoi ofertën time dhe do të më takonte pasi ai të dilte nga puna. Pasi del nga puna më telefonon dhe më thotë se do vonohej më shumë në punë dhe se në shtëpi do të kthehej një orë me vonesë.

Si përfundim, ai do shkonte për të takuar vajzën që po fliste në Facebook, që isha unë me adresën fallso. Kur erdhi në shtëpi, i tregova se isha unë ajo me të cilën ai kishte folur në atë adresë. I iku fytyra. Nuk e priste këtë provokim, madje më bëri edhe fajtore se përse ja bëra këtë. Më tha që kjo ishte tallje për të.

LEXO EDHE:  Forumi Botëror Ekonomik: Në Shqipëri, 0.08% e kompanive marrin 35% të fitimeve në ekonomi

Po ç’lidhje ka, ai shkoi për ta takuar vajzën në fjalë. E theksoj se kemi një marrëdhënie shumë të mirë. Në krevat nuk i ka munguar kurrë asgjë, plus jam 14 vite më e re në moshë. Unë jam budallaçka xheloze që mbase shkatërrova veten. Ju lutem më jepni një mendim, a kam gabuar apo jo? Po çmendem, por e mbaj veten dhe jam e fortë, se më japin forcë fëmijët e mi të vegjël që po i ris. Në qoftë se do e shpërndanit do më bënit nder shumë. Anonim ju lutem.”