Gazetari transgresiv, Bledi Mane ka publikuar disa mesazhe ku një person e ka kërcënuar në komentet e statusit, në të cilin ofendoi rëndë gazetaren dhe spikeren e lajmeve, Desada Metaj, duke e cilësuar si një skuthe që më parë ka bërë veprime të pamoralshme për të arritur aty ku është.

Shkrimi i tij ka shkaktuar reagime të shumta, ku të shumtë kanë qenë ata që e kanë ofenduar gazetarin e njohur për shkrimet e tij tepër goditëse.

Ai ironizon kërcënimin e komentuesit, duke shkruar që të mbajë rradhën, pasi ka shumë të tjerë që kanë porositur rrahjen madje dhe vrasjen e tij.

“Kush ka muhabet me këtë Van Damin e Selvisë? Nese dikush nga ju e njeh apo e shikon rastesisht ne rruge kete tipin, thuajini te mbaje rradhen. Ka te tjere para ketij qe kane porositur rrahje dhe vrasjen time. Nuk kam mundesi te fus para rradhe kercenuesit e Desada Metajt se do u mbetet qejfi kercenuesve te Rovena Gashit, Adriatik Llalles, Bledi Çuçit, Çim Pekes, Arjan Çanit, Shkelzen Berishes, familjes Fullani… Ky kercenuesi i ri quhet Ani Plaku dhe ka rreth 24 ore qe vetem zhurmë bën”, shkruan Mane në “Facebook”.

Çfarë shkruante Mane për Desada Metajn:

http://dualajm.com/magazine/18-je-skuthe-dikur-ia-merrje-ne-gje-kameramaneve-te-tv-shijakut-sot-kush-eshte-viktima-e-rradhes-e-bledi-manes/

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook

LEXO EDHE:  "Do të vrasim", Kallashi arratiset në Zvicër pas kërcenimeve me vdekje