Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji është përplasur në emisionin “Open” të Eni Vasilit me deputetin e shitur te Rama, Ralf Gjoni. Në një kohë që Gjoni po fliste për çështjen e vendimit të Holandës për kthimin e vizave tregoi edhe për përvojën e tij në Britaninë e Madhe, ku siç tha ai kishte punuar si përkthyes për policinë “për ca lekë më shumë”.

Menjëherë ka replikuar edhe Salianji, i cili i ka thënë se edhe tani ju keni zgjedhur të futeni në Parlament për “ca lekë më shumë”.

“Ju jeni qesharakë dhe nuk përfaqësoni askënd! Merrni rrogën si hallexhinj, shumë pak do tradhtonin për shkak të hallit personal, jeni në të drejtën tuaj por jo për interes publik!”, tha ish-deputeti demokrat. Nga ana tjetër, Gjoni ka kërkuar të mos bëjnë replika personale.

Përplasjen në studio e kanë vazhduar dhe jashtë saj.

Siç mëson Opinion.al ish-deputeti Ervin Salianji është përplasur fizikisht me deputetin e ri të dalë nga lista e LSI, Ralf Gjoni.

Një burim nga Top Channel tha se pas mbarimit të emisionit Open, ka patuyr sherr mes Salianji dhe deputetit të ri Gjoni.

Më pas stafi teknik dhe të ftuarit e tjerë kanë ndëhyrë për të mos lejuar që sherri të agravonte.

Më herët gjatë emisionit ata kanë patur një debat të ashpër.

Debati shpërtheu kur Salianji i kujtoi Gjonit episodin e bojës.