Në bazë të ndryshimit të stinëve por dhe kremrave që përdorim, panvarësisht gjinisë,lëkura pëson dëmtime ndaj na duhet të kujdesemi më tepër për të.

Nuk është aspak e nevojshme të lodheni me kremra dhe produkte të shtrenjta kozmetike për rigjenerimin e lëkurës suaj. Fytyra juaj do të jetë si ajo e një bebeje pas përdorimit të maskave që do t’ua prezantojmë më poshtë. 

Kakao dhe kafe : 

Maska ndihmon në heqjen e lekurës së vdekur nga fytyra dhe e forcon atë. Në një gotë me qumësht hidhni 3 lugë të vogla kafe dhe 3 lugë të vogla kakao. Përziejini dhe më pas shtoni disa lugë mjaltë. Vendoseni maskën në fytyrën tuaj dhe prisni derisa të thahet përpara se ta lani.

Të bardhat e vezëve : 

Nëse përziejmë një përbërës të dobishëm për lëkurën, siç janë të bardhat e vezëve me kos, maska e përftuar ndihmon shumë në rigjenerimin e lëkurës. Hidhni dy lugë kos, tek të bardhat e vezëve dhe në fund për të hequr maskën e fytyrës, përdorni ujë të ngrohtë.