Dy shqiptarë janë arratisur nga burgu i sigurisë së lartë në Koridhalo, Athinë.

Të arratisurit janë shtetasit Elvis K. dhe Leonard P.

Ata ishin dënuar për vjedhje dhe grabitje ndaj të moshuarve.

Dy shqiptarët janë arratisur mbrëmë në darkë por sot në mëngjes është vënë re mungesa e tyre.

Sipas mediave greke, dy shqiptarët e kanë prerë hekurat e qelisë dhe më pas kanë arritur të kalojnë muret rrethuese duke u arratisur

Policia ka nisur operacionin për arrestimin e tyre ndërsa rasti është marrë përsipër nga Ministria greke e Drejtësisë.