Carol Howarth është nga Britania e Madhe dhe la makinën në një supermarket tek parkingu teksa shkoi për të blerë diçka dhe ku u kthye për të gjetur veten në një film fantazi ose horror ku rreth 20.000 bletë i ishin ngjitur makinës së saj.

Kisha frikë vetëm për diçka-thotë një person afër makinës-makina e parkuar para një bari mund të sillte edhe ndonjë person të pirë që mund të ndeshte me të dhe të përfundonte në spital nga pickimet e tyre. Pa e menduar dy herë burri kishte thirrur mbajtësit e bletëve për ti larguar. Ata i futën në një kuti duke i hequr prej makinës. 

Ditën tjetër bletët ishin kthyer sërisht dhe po vazhdonin ta ndiqnin makinën dhe gruaja i mori vetë këtë herë mbajtësit e bletëve dhe kur e larguan panë që brenda makinës ndodhej mbretëresha e tyre e cila i thërriste ato. Ajo ishte tërhequr nga diçka e embël brenda bagazhit duke mbetur në kurth brenda tij.