XXX attend The Fashion Awards 2018 In Partnership With Swarovski at Royal Albert Hall on December 10, 2018 in London, England.

Kanë kaluar dy dekada që kur Victoria dhe David Beckham i thanë ‘po’ njëri-tjetrit.

Dhe stilistja në një emision amerikan zbuloi sekretin e martesës së tyre që i ka rezistuar kohës.

“Unë mendoj se fëmijët janë përparësia jonë dhe gjithçka që bëjmë sillet rreth fëmijëve,”-tha ajo për moderatoren Hoda Kotb. “Ne të dy punojmë vërtetë shumë. E duam atë që bëjmë profesionalisht, mbështesim njëri-tjetrin. Ne jemi shumë me fat që kemi njëri-tjetrin dhe jemi me fat që u rritëm së bashku.”

Duke u kthyer pas në kohë, ylli i modës kujtoi momentin ku u takua me David 20 vite më parë.

“Ishte dashuri me shikim të parë,”-tha Victoria.

Çifti, që është shembull dhe inspirim për shumë njerëz në gjithë botën, janë prindër të katër fëmijëve, Brooklyn Beckham 20 vjeç, Romeo Beckham, 17 vjeç, Cruz Beckham, 14 vjeç dhe Harper Beckham, 8 vjeç.

Kur është fjala për menaxhimin e orareve të familjes së famshme, Victoria theksoi se komunikimi është shumë i rëndësishëm dhe se ajo e David janë shumë të pranishëm në jetën e fëmijëve.

“E duam familjen tonë. Çdo gjë që bëjmë sillet rreth familjes. Mendoj se ka të bëjë me të qenurit të fokusuar, të punuarit shumë dhe një ekipi të shkëlqyer që kemi përreth nesh. Prindërit e mi dhe të Beckham janë shumë, shumë prezent dhe na ndihmojnë me fëmijët,”-shtoi ajo.

David dhe katër fëmijë e tyre ishin aty për të mbështetur stilisten gjatë prezantimit të koleksionit të saj në Javën e Modës në Londër në shtator.

Ish-futbollisti  dhe fëmijët ishin ulur në rreshtin e parë ndërsa ajo debutoi koleksionin Pranverë / Verë 2020.