Policia e Lezhës ka arrestuar një 29-vjeçar pasi i bënte shantazh një gruaje se do t’i publikonte fotot intime.

Sipas burimeve të policisë në pranga ka rënë 29-vjeçari me iniciale G.Sh banues në Adriatik, Kurbin pasi u denoncua nga 48-vjeçarja me iniciale D.P.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Krimet në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë kanë ndaluar shtetasin:
G. Shkurti, 29 vjeç, banues në Adriatik, Kurbin. Ky shtetas i ka marrë shtetases D.P., 48 vjeçe, nëpërmjet kërcënimit një shumë vlerash monetare prej 1150 Euro, me qëllim të mos i publikonte në rrjetet sociale foto intime të saj.
Ky shtetas ka vijuar ta kërcënoje për t’i marrë edhe shumën prej 2000 Euro. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë për veprën penale “Shtrëngimi me anë të dhunës ose kanosjes për dhënie pasurie”, parashikuar nga neni 109/b/1 i Kodit penal.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook