Rrethanat dhe faktet, ja pse Ilir Meta dhe Monika Kryemadhin vitin e ri 2019 duhet ta festojnë në burg, pse rrezikojnë Berisha, Shkëlzeni, Rama dhe Basha

Çdo shqiptar i ndershëm dhe i vjedhur ndër vite nga politika kriminale e Tiranës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian, biznesi i ndershëm dhe të gjitha sferat shoqërore kërkojnë shembjen e murit të pandëshkueshmërisë në Shqipëri, nëpërmjet arrestimit të peshqve të parë të mëdhenj të krimit dhe korrupsionit.

Duke kujtuar investimin e madh të amerikanëve me para dhe burime njerëzore për të hartimin dhe zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri, ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu ka kërkuar arrestimet e para të peshqve të mëdhenj në fillim të këtij viti. Krijimi i një historiku me hetime, arrestimet dhe dënimeve në nivele të larta është gjithashtu kushti kryesor dhe themelor i BE për të hapur dert e integrimit në Shqipëri.

Shpresat e mëdha për arrestime janë të lidhur me vitin 2018 edhe për një arsye tjetër të rëndësishme, pasi në këtë vit do të ngrihen organet e posaçme për këtë proces, siç janë Byroja Kombëtare e Hetimit, Prokuroria e Posaçme dhe Gjykata Speciale. Dy vitet e para, hetimet e Byrosë Kombëtare të Hetimit do të drejtohen nga një grup amerikan, fakt ky që e bën edhe më të pamundur shpëtimin e pushtetarëve të korruptuar.

Do të jetë apo jo viti 2018 viti i prangave, kjo mbetet për t’u parë në muajt në vazhdim, por peshqit e mëdhenj që rrezikojnë të bien në rrjetën e Byrosë së Hetimit, nuk janë sekretë. Nëse organet e reja do t’u shërbejnë vërtetë shqiptarëve, do zbatojnë ligjin dhe do jenë të paanshëm, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi rrezikojnë seriozisht që vitin e ri 2019 ta festojnë në burg. Arsyeja është shumë e thjeshtë. Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë të ardhura të ligjshme vetëm dy paga. Me dy paga, edhe sikur të kenë qëndruar në grevë urie 20 vitet e fundit, nuk justifikojnë dot as katër shtëpitë që ka shitur Monika brenda një vitit, me vlerë mbi 550 mijë euro.

Ata kanë në pronësi edhe tre banesa të tjera në Tiranë dhe Gjirin e Lalzit mbi 1 milionë euro secila. Pasuritë e tjera ta paluajtshme dhe llogaritë bankare kanë një vlerë disa milionë euro. Të gjithë këto janë të dokumentuara. Mjafton ky fakt që çifti të përfundojë në qeli për korrupsion, pastrim parash dhe mos justifikim pasurie. Kjo është një tjetër arsye se pse Perëndimi kërkon shkërmoqjen një orë e më parë të drejtësisë aktuale, e cila duke u bërë njësh me korrupsionin nuk u sekuestron pasurinë Ilirit dhe Monikës.

Shkëlzen Berisha është një tjetër peshk i madh, i cili pritet ë bie në rrjetën e Byrosë së Hetimit. Shkëlzen Berisha nuk ka bërë kurrë asnjë punë në jetën e tij, por ai prej 10 vitesh deklaron nga 200-300 mijë euro në muaj të ardhura si sekser. Por ajo që e rrezikon Shkëlzenin është rivlerësimi i pasurive dhe jeta e tij e luksit. Bashkë me babanë Sali Berisha, Shkëlzeni ka edhe një llogari të hapur me drejtësinë, si të implikuar në çështjen CEZ. Lulzim Basha ka tre dosje të rënda në prokurori, të cilat nuk janë gjykuar. Lulzim Basha duhet të japë llogari për vjedhjen e 250 milionë eurove me rrugën Durrës-Kukës, për 21 Janarin dhe shitjen e detit.

Sali Berisha është peshku më i madh i krimit, korrupsionit, mashtrimit dhe shantazhit në Shqipëri, por është gjithashtu edhe peshku më kompleks dhe i rrezikshëm, pasi në jetën e tij është kujdesuar që të mos lërë gjurmë në letra. Të gjithë e dinë se ai është arkitekti i furnizimit të Millosheviçit me naftë, i përndjekjes së ushtarëve të UÇK, i zhdukjes së Kosta Trebickës, i terrorit nga SHIK-u i Gazidedes, i ’97 ku humbën jetën mbi 2 mijë shqiptarë, i hapjes së depove, i djegies së mediave, i urdhrave për bombardimin e Jugut, i përndjekjeve dhe shtypjes së kundërshtarëve etj.

LEXO EDHE:  EKSKLUZIVE/ Zbulohet programi i qeverisë që kryeministri Rama do prezantojë në Parlament

Nuk ka dyshime sa Sali Berisha është arkitekti i grushtit të shtetit të 14 Shtatorit 1998, i Gërdecit ku u hodh në erë një fshat dhe u vranë 27 njerëz, i 21 Janarit, i shitjes së detit Greqisë etj. Por Sali Berisha është kujdesuar të mos firmosë. Berisha mund të fundoset vetëm me dëshmitarë. Deri më sot, ka një dëshmitar që ka shprehur vullnetin për të bashkëpunuar me drejtësinë me aktivitetin e zi të Sali Berishës. Ai është Izet Haxhia, ish-truproja e Sali Berishës.

Edi Rama mund të jetë politikani i vetëm në Shqipëri që ka mbështetur dhe po çon përpara reformën në drejtësi. Është i vetmi bashkëpunëtor dhe i besuar i amerikanëve, në radhët e politikës, në Shqipëri. Por, kjo nuk e shpëton Edi Ramën nga drejtësia e re. Ndoshta jo sa të tjerët, por Edi Rama është i rrezikuar nga drejtësia e re. Kostoja e shtëpisë së tij në Surrel është veshur me mister. Roli i tij në koncesionet korruptive të Ilir Beqjes dhe aferat e Arben Ahmetajt, është gjithashtu i errët. Financimet e errëta të fushatës dhe favoret që po u bën ish-klientëve dhe oligarkëve të Sali Berishës mund ta ndëshkojnë.

Krahas gjatë peshqve të mëdhenj, ka edhe disa peshq më të vegjël, të cilët mund të ndëshkohen edhe më lehtë nga drejtësia e re. Këtu i referohemi vetëm politikës. Fatmir Mediu nuk është gjykuar ende për Gërdecin. Ish-deputeti, Alfred Peza, i cili ka kursyer 1 milionë USD me një rrogë të deklaruar 60 mijë lekë në muaj, mund të përfundojë në qeli. Ish-ministrat e Sali Berishës, Rivan Bode, Genc Ruli dhe Florion Mima mund të përfundojnë të pandehur për çështjen CEZ. Bode ka edhe dy dosje të tjera për fshehje pasuri dhe një abuzim të madh me marrjen e borxheve për rrugët. Edhe Ruli ka një dosje tjetër. Nën hetim mund të përfundojë edhe Genc Pollo, i cili ka bërë një tender, që e kishte bërë paralelisht një dikaster tjetër.

Dy ministra të Edi Ramës, Ilir Beqja dhe Arben Ahmetaj, mund të bëhen shokë burgu me peshqit e tjerë. Beqja ka firmosur koncesione korruptive qindra milionë euro në shëndetësi. Arben Ahmetaj ka financuar fushatën e PS me para të pista, duke mos i dekretuar në organet përkatëse.

Ish-ministrat e LSI, Edmond Haxhinasto dhe Sokol Dervishi mund dhe duhet të përfundojnë në burg, për skandalin e zhdukjes së garancisë 85 milionë euro për privatizimin e Albpetrol nga qeveria Berisha. Ish-ministri i Sali Berishës, Arben Imami, nuk është gjykuar për një numër të madh aferash në Ministrinë e Mbrojtjes, ku ndër të tjera i dha edhe ish-Klubin Partizani dhëndrit të Sali Berishës, Jamarbër Malltezit, edhe pse këtë pronë e ua kishte shitur një herë gjyshi i tij italianëve. /Pamfleti

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook