Një studente 22-vjeçare ka injektuar te buzët e saj një material mbsuhës, duke i fryrë ato trefish. Por pavarësisht kësaj, ajo nuk është ende e kënaqur me rezultatin.

Andrea Emilova Ivanova, nga Sofia e Bullgarisë, është shprehur se deri tani ka bërë 15 operime. Gjithashtu ka treguar se ka shpenzuar më shumë se 2500 dollarë që buzët e saj të duken në modë, dhe nuk mendon se duhet ta lërë me aq.

Studentja e cila ka mbledhur 15 mijë ndjekës në “Instagram”, këmbëngul se kjo është moda tani në vendin e saj. Madje ajo shton se fansat e saj e mbështesin të gjithë për këtë.