Ish-kryeministri, Sali Berisha përmes një postimi në Facebook ka komentuar rreth 27 vjetorit të botimit të numrit të parë të “Rilindja Demokratike”, gazetës së parë opozitare në Shqipëri.

“Numrin e parë të saj shumë e shumë qytatarë e priten me padurim me një natë të bardhe, pra zbardhën natën për të siguruar një kopje të saj, e cila hapej me një editorial të pavdekshëm të redaksisë “E para është fjala!”, shkruan Berisha

Postimi i ish-Kryeministrit, Sali Berisha:

Sot 27 vjetori i botimit të “Rilindjes Demokratike”, gazetës së parë opozitare në Shqipëri!

Të dashur miq, si sot 27 vite më parë një grup intelektualësh, gazetarësh, studentësh botuan numrin e parë të gazetës së parë opozitare “Rilindjes Demokratike”, si organ i Partisë Demokratike dhe mendimit opozitar shqiptar. Vendimi për botimin e saj ishte njëri nga vendimet më të para të Partisë Demokratike. Regjimi u përpoq por pa sukses t’a pengonte botimin e saj.

Numrin e parë të saj shumë e shumë qytetarë e priten me padurim me një natë të bardhe, pra zbardhën natën për të siguruar një kopje të saj, e cila hapej me një editorial të pavdekshëm të redaksisë “E para është fjala!”

Me shpejtësi të rrufeshme gazeta, si organ i të vërtetës aktuale dhe asaj të ndaluar dhe mohuar, pushtoi mendjet dhe zemrat e shqiptarëve. “Rilindja Demokratike” vjen në këtë përvjetor si organi i lirë i shtypit të shkruar, organ i të vërtetës.

LEXO EDHE:  Firmat piramidale të '97, ish-kryeministri e pranon: Fatkeqësia më e madhe e PD-së, Sali Berisha po të donte...

Me këtë rast le të shprehim nderimin tonë më të madh për të gjithë ata intelektualë, publicistë, gazetarë, studentë, redaktore, kryeredaktorë dhe drejtorë që themeluan gazetën e parë opozitare të vendit, që e drejtuan dhe shndërruan atë, qe nga numeri i parë e deri në numrin e sotëm, në zëdhënëse të të vërtetave të mëdha të shoqërisë shqiptare! Gëzuar!! sb

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook