Duke parë situatën tejet të rënduar  të motit, ku paraditen e sotme janë përmbysur tre kamionë nga era e fortë që ka pushtuar pothuajse të gjithë vendin, Bashkia e Lezhës ka njoftuar banorët e saj që të shmangin lëvizjet deri në normalizimin e situatës.

“Të nderuar banorë të Lezhës!
Në këtë gjendje erërash të forta që po fryjnë në territorin e Lezhës, ju lutemi të shmangni levizjet e panevojshme gjatë ditës së sotme, deri në normalizimin e situatës.
Bashkia Lezhë dhe strukturat e saj të Emergjencave Civile, Shërbimeve Publike janë në dispozicion për të ardhur në ndihmë dhe nderhyrë në çdo situatë të mundshme të krijuar.

Ju lutemi, kontaktoni ne numrat e meposhëm: ‭067 402 7000‬, ‭069 238 8648‬ si dhe me administratorët e njesive tuaja administrative.
Jemi pranë jush në çdo situatë!”, thuhet në njoftimin e Bashkisë Lezhë drejtuar qytetarëve.