Të gjithë duam të shmangim dhimbjet në jetën tonë. Kemi frikë te humbim atë që kemi ose nuk kemi atë që duam, dhe kjo mund t’i bëjë gjërat të vështira. Gjithkush dëshiron të zgjedhë miqtë që nuk jane genjeshtare, por nuk është gjithmonë e lehtë. Zodiaku mund t’ju ndihmojë.Ata janë në përgjithësi shenja që kanë një nevojë të madhe për aventura, stimulim emocional dhe dramë konstant që janë më të prirur për të mashtruar. Por ka të tjerë që duan vërtet sigurinë me shume se çdo gjë tjetër, dhe ato shenja jane në kategorinë e elementit të Tokës.

DEMI

Çdo element në astrologji ka tre shenja të ndryshme: Demi, Virgjeresha dhe Bricjapi bejne pjese ne elementin e Tokës.Ato ndahen në tre mënyra: fikse, kardinale dhe të ndryshueshme.Demi është shenje fikse e elementit të tokës, ata janë të fokusuar dhe të vendosur. Kur nje shenjë fikse kërkon diçka, e ndjek atë dhe nuk kujdeset se sa kohë duhet për ta marrë. Kjo përfshin një marrëdhënie të suksesshme.

VIRGJERESHA

Virgjëreshat janë një shenjë e ndryshueshme.Ato janë fleksible dhe te pershtatshme. Jane ne gjendje te korrigjojne gabimet e dikujt dhe mund ti shmangin ato sepse jane
në thelb më tolerues. Kjo gjithashtu i bën ata më pak të gatshem të shikojnë diku tjetër kur nuk përmbushen pritshmerite e tyre. Ndërsa virgjëresha nuk mund të jetë shenja me romantike,dashuria e tyre është jashtëzakonisht altruiste, e mirë dhe e dhembshur.Ata japin shume,për sa kohë që ju jeni në gjendje të merrni mirësinë e tyre me një zemër të hapur. Është e lehtë të vareni tek ata sepse kane nevoje të ndihen të nevojshëm.

BRICJAPI

Bricjapi eshtë një shenjë kardinale,pra autonome.Njerezit ne shenjen Bricjapit pelqejne te vene gjerat ne lëvizje; ata janë aktive dhe ambicioze dhe ndoshta nuk do t’i shihni asnjehere të ngadalësohen. Kjo eshte gje e mirë për një marrëdhënie me një bricjap, sepse kur lidhja fillon të humbase ndricimin fillestar ata do të jenë nje hap përpara jush duke planifikuar nje ‘weekend’ ose një nate romantike.
Edhe pse ndonjëherë mund të duket sikur ata jane te dashuruar me punën e tyre edhe më shumë se me ju,mendojeni në këtë mënyrë: ata jane duke krijuar nje baze te qendrueshme per te cilen lidhja ka nevoje.Bricjapi eshte i lumtur për të luajtur pjesën e ofruesit dhe do ta bëjnë kete me besnikëri, por gjithashtu kanë nevojë për mbeshtetjen tuaj.