Si sot tre vite më parë u nda nga jeta në mënyrë të parakoshme, një nga këngëtarët më të dashur të publikut shqiptar, Doktor Flori.

Edhe pse kanë kaluar 3 vite nga largimi i tij nga kjo botë, ai do të mbetet i paharruar nga familjarët dhe nga fansat e tij.

Në kujtim të bashkëshortit të saj, Blerina Kondi ka postuar një mesazh prekës në profilin e saj në Instagram.

“Sot tre vjet pa babin”, shkruan Blerina në një foto të publikuar ku shihet Flori së bashku me dy fëmijët e tij, vajzën Kaltrina dhe djalin Daniel.

Largimi nga jeta në mënyrë të parakohshme në moshën 35-vjeç preku të gjithë publikun shqiptar, por jo vetëm.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook