Shtetasja 31-vjeçare nga Tirana ka përfunduar në spital pasi ka konsumuar një sasi medikamentesh.

Policia në një njoftim zyrtar tha se në spital përfundoi shtetasja V.D, vjeç 31, banuese në kryeqytet.

Nga hetimet e para të policisë, thuhet se e reja e kreu veprimin në gjendje të rënduar për shkak të xhelozisë.

Njoftimi i policisë

Më datë 02.01.2018, shtetasja V.D, vjeç 31, banuese në Tiranë, në banesë ka konsumuar medikamentet për arsye xhelozie, e ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook