35 vjeçarja nga Florida, Carol Stone u arrestua të mërkurën pasi dyshohet se “ka goditur burrin shumë herë” në kokë dhe fytyrë.

Duket e pabesueshme, por arsyeja e sherrit ka qenë fakti që bashkëshorti i saj harroi përvjetorin e tyre të martesës.

Sipas policisë, burri e regjistroi incidentin me telefonin e tij celular dhe ia dorëzoi organeve hetuese. Në video shihet qartë kur gruaja e godet burrin e saj.

Më vonë gruaja e konfirmoi në polici se ajo e kishte sulmuar burrin e saj, me justufikimin se ai kishte harruar një ditë të veçantë për të.

Raporti i arrestimit thotë se ajo ishte akuzuar për dhunë të lehtë dhe ishte dënuar për një vepër minore.

Zyra e Sheriffit të Pasco shpërndau një postim një ditë pas arrestimit të Stone ku kërkon të sensibilizojë viktimat e dhunës në familje.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook