Studimet e fundit tregojnë pse larja me ujë të ftohtë në dush ka përfitimet e veta shëndetësore.

Dushi me ujë të nxehtë sigurisht që është më i rehatshëm dhe të sjell më shumë kënaqësi, por provoni të laheni të paktën 2 minuta me ujë të ftohtë.

Por tregoni kujdes në kalimin gradual të temperaturës së ujit që mos të keni efekte anësore.

Ja 4 arsye që bëjnë mirë për shëndetin tuaj:

Nxit qarkullimi i gjakut

Nëse pjesën e parë të dushit e bëni me ujë të ngrohtë dhe filloni duke e ftohur gradualisht atë, ju do të merrni efekte pozitive në qarkullimin e gjakut, shkruan albeu. Enët e gjakut shtrëngohen kur laheni me ujë të ftohtë, gjë e cila rrit presionin e gjakut përkohësisht dhe përshpejton rrjedhën e gjakut.

Ju jep energji

Kur laheni me ujë të ftohtë zemra ka rrahje më të shpejta dhe për pasojë përmirëson qarkullimin e gjakut dhe ju jep ndjesi shplodhëse.

Rrit sistemin imunitar

Kjo mund të tingëllojë e çuditshme, por hulumtimi gjerman na tregoi të kundërtën. 2 – 5 minuta dush me ujë të ftohtë në ditë do t’ju rrisë sistemin imunitar.

Do të humbisni peshë

Uji i ftohtë ndihmon në djegien e kalorive dhe përshpejton metabolizmin.

 

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook