Pas suksesit të një viti më parë, Fifi u kthye sërish tek “Kënga Magjike”.

Ajo prezantoi tek “E diela shqiptare”, këngën “Marova”, një këngë tekstin e të cilës ka shkruar vetë këngëtarja.

Fifi  erdhi sërish me një baladë, e cila është pritur mjaft mirë.

Përveç pëlqimit të fansave, Fifin e kanë mbështetur edhe shumë kolegë.

Por jo vetëm kaq këngë e saj brenda 4 ditëve të publikimit të saj në kanalin Youtube ka arritur 1 milion shikime duke u bërë e para këngë nga këngët konkurruese që ka kapur milionin.

Ndërsa komentuesit e cilësojnë Fifin si fituesen e këtij edicioni.