Në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku janë zbuluar disa nga emrat e mundshëm për Prokuror të Përgjithshëm që mund të pasojnë Adriatik Llallën.

Llalla është në përfundim të mandatit të tij dhe mbi këtë temë janë supozuar 4 emra që mund ta zëvëndësojnë Kryeprokurorin.

Nuk ka asgjë zyrtare ende, pasi nuk është ngritur Këshilli i Lartë i Prokurorisë që duhet ta zgjedhë pasardhësin e tij. Kryeprokurori pasardhës i përkohshëm mund të zgjidhet në fillim të dhjetorit.

Bëhet fjalë për këto persona: Henrik Ligori (Prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda), Dritan Rreshka (Prokuror që ka drejtuar disa çështje të bujshme), Ferdinand Elezi, (kryeprokuror në Prokurorinë e Apelit në Durrës) dhe Anila Leka, Prokurore në Prokurorinë e Përgjithshme).

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook