Janë bërë pothuajse 4 orë nga protesta e opozitës para kryeministrisë. Liderët e opozitës nuk i kanë braktisur qytetarët edhe pse me gaz lotsjellës vazhdojnë të qëndrojnë të bashkuar.

Kreu i PD-së Lulzim Basha qëndron mes protestuesve në bulevard, mes Kryeministrisë dhe Kryesisë së Kuvendit ashtu si edhe Berisha, ndërsa Kryemadhi ndodhet pranë Bashës në shesh.