Nga biskotat, tek sallata me fruta, tek buka me reçel. Le të përpiqemi t’i japim fëmijëve vakte të shëndetshme për në shkollë.

Siç theksojnë edhe ekspertët e Spitalit Pediatrik Bambin Gesù, këto vakte gjatë orëve të mësimit marrin një rol thelbësor në sigurimin e energjisë dhe parandalon uljen e vëmendjes.

Këtu janë disa receta për snacks që janë të thjeshta për t’u përgatitur dhe, mbi të gjitha, të mira për t’u ngrënë!

Biskota të bëra në shtëpi- Ju mund të zëvëndësoni biskotat e blera me biskota të bëra në shtëpi. Keto biskota mund t’ja përshtasni shijeve të fëmijës tuaj. Janë një ushqim perfekt për orën e pushimit.

Sallatë me fruta- Sallata me fruta do t’u lejojë fëmijëve të shijojnë frutat sezonalë. Thjesht prejini në copa, futini në një tas edhe hidhini pak lëng limoni që t’i mbajë frutat e freskta.

Kek i bërë nga ju- Të gjithë e dimë që ëmbëlsirat janë të preferuarat e fëmijëve. Përgatisni një kek dhe në mëngjes jipini një copë me vete. Fëmijet do ta duan shumë.

Buk me reçel- Zgjidhni reçelin e preferuar të fëmijës tuaj dhe lyeni bukën. Një recet super e thjeshtë dhe shumë e ushqyeshme.

Petulla- Petullat janë një ushqim tjetër shumë i preferuar nga fëmijët. Mund t’i bëni në forma të ndryshme dhe do keni gjithmonë një variant ndryshe pasi mund t’i hidhi sipër shumë gjera duke filluar nga djathi, reçeli, mjalti etj.