Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Fier, ku një këmbësor është përplasur nga një makinë.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 23:10, në fshatin Portëz.

Një këmbësor me inicialet Y.A., 55 vjeç, banues në fshatin Portëz, është përplasur për vdekje nga një automjet tip “Opel” në emër të shtetasit V.P., 54 vjeç.

Drejtuesi i dyshuar i mjetit pasi e ka goditur këmbësorin është larguar në këmbë nga vendngjarja dhe mjetin e ka lënë aty.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e drejtuesit të mjetit.