Dashi, shenja me fat në dashuri.

Këtë vjeshtë, shenja e zjarrit e Dashit e ka  ngrohur tashmë zemrën me një dashuri verore që në fillim u duk se nuk kishte shpresë, por që do rezultojë e suksesshme, duke zbuluar anën e vet të ëmbël, romantike dhe në nevojë për vëmendje. Në vitiv 2019 do të përforcohet kjo dëshirë për ëmbëlsinë dhe yjet dhurojnë fat të mirë në rrugën tuaj, për diçka serioze dhe të qëndrueshme për një kohë të gjatë, e cila do të sjellë kënaqësi të madhe dhe butësi në veçanti në mes muajve të tetorit dhe nëntorit.

Gaforrja, shenja me fat në marrëdhënie.

Shenja e Hënës nuk ka jetuar një 2018 të lehtë, duke përfshirë edhe disa probleme të parave dhe një ndjenjë të madhe pakënaqësie të përgjithshme që ka sjellë hidhërim, sidomos në fillim të vjeshtës. Në 2019 fillon të ngadaltë, në sajë të Saturnit që gjithmonë e më shumë “sqepin”, por në fillim të pranverës duhet të mbaheni fort, sepse marrëdhëniet për Gaforren do të lulëzojnë si lulet dhe karizma juaj do të arrijë majat, duke e bërë këtë shenjë që të gjejë një vetëbesim që besonte se e kishte humbur. Por, vetëm me një kusht: të pranoni, me entuziazëm dhe pa frena, të gjitha propozimet e reja, sepse fati ju ndihmon dhe ju shpërblen.

Luani, shenja me fatit në karrierë.

Priten promovime për shenjën e Diellit! Krejt në stilin e vet, Luani e fillon 2019 me një horoskop të mbushur me lajme të mira në vendin e punës. Nga zero në njëqind, shkurt, për këtë shenjë që ka përjetuar mundime dhe sakrifica gjatë vitit 2018, të cilat do të sjellin frytet e shumëpritura dhe, në sajë të ndikimeve yjore të Jupiterit, kjo rritje do të jetë krejt e kollajtë. Kujdes ata që kanë lindur në 10-ditëshin e parë: realizimi në karrierë mund të jetë diku tjetër, në një zyrë shumë larg nga juaja. Duhet të riskoni!

Peshorja, shenja me fat në realizimin e ëndrrave.

Kush e di se cilat janë planet e vitit të ri për Peshoren, një shenjë e ajrit gjithmonë me kokën mbi re. Megjithatë, cilido qoftë qëllimi, protagonistja e horoskopit të sunduar nga Venusi do të ndihmohet nga një fat i mirë i përgjithshëm dhe i qëndrueshëm përgjatë vitit 2019, i cili do ta ndihmojë atë të marrë vendimin e duhur, edhe atëherë kur gjithçka duket e humbur. Nëse viti 2018 ka qenë enigmatik, viti 2019 do të sjellë qetësi në sfera të ndryshme të jetës së Peshores. Përqafimi i ndryshimeve, edhe kur është e vështirë, është këshilla më e mirë që yjet mund t’u japin atyre të lindur midis shtatorit dhe tetorit.

Shigjetari, shenja me fat në shëndet

Do të jetë një vit i artë për shëndetin e Shigjetarit, fjala e yjeve, por jo vetëm fizike! Kjo shenjë zjarri gjithnjë e shqetësuar dhe e acaruar do të gjejë paqe edhe në aspektin e mendjes dhe emocioneve, më në fund duke arritur të shijojë një det të qetë, pas viteve me tallaze dhe stuhive të papritura. 2019 do të jetë viti zenpër shenjën e Jupiterit që do të gjejë paqen e rizbuluar dhe një harmoni të përsosur edhe në formën fizike, e cila do të jetë për t’u patur zili!

Ujori, shenja me fat gjatë gjithë vitit 2019

Më në fund një gëzim për shenjën e Ujorit që do të jetojë një vit të paharrueshëm plot me surpriza pozitive. Dëshira për fitore djeg më shumë se Dielli për të mbrojturin e Saturnit dhe Uranit, i cili do të ketë, pas viteve, të gjithë 2019 me rrugën e shtruar. Ujori do të bënte mirë të përfitonte nga ky vit për t’u angazhuar në diçka serioze për punën, për të investuar në studime dhe për të hedhur hapin e ardhshëm në marrëdhëniet e dashurisë, që kanë qenë të lëkundura për disa kohë. Fati i shpërblen ata që janë të guximshëm!