Kjo e diel e 6 majit të 2018-të, shënon 613 vjetorin e lindjes së heroit kombëtar Gjergj Kastriot – Skenderbeu.

Skënderbeu lindi më 1405 në një familje fisnike të Dibrës, siç ishte ajo e Gjon Kastriotit.

Ai u mor peng nga Sulltan Murati dhe luftoi për Perandorinë Otomane si gjeneral deri në vitin 1443, vit në të cilin u largua gjatë një beteje, duke u rikthyer në Krujë.

Më vonë në 1444 ai mbledh princërit shqiptarë në Lidhjen e Lezhës ku dhe vendos unanimisht të luftonin për marrjen në zotërim të trojeve shqiptare kundër perandorisë otomane.

Në krye të ushtrisë shqiptare, pas fitores së parë kundër otomanëve në betejën e Torviollit, Skënderbeu do të korrte 22 fitore të mëdha kundër Perandorisë osmane, në vitet e luftës në krye të ushtrisë së vet, që kishte si kryeqendër Krujën.

Heroi kombëtar do të njihej për luftën e tij të paepur në një vend kyç mes lindjes dhe perëndimit.

Po ashtu heroi Skënderbe, do njihej një besnik i Mbretit të Napolit në traktatin e Gaetës, në të cilën kohë mbështeti Mbretin Ferdinand të Napolit në luftën civile të 1460-’61.

1463 do e gjente atë si komandat i forcave të kryqëzatës së Papa Piut II ndërsa në moshën 63 vjeçare ndërroi jetë më 17 janar të 1468.

Gjergj Kastriot Skënderbeu nga shumë vende të Europës Perëndimore konsiderohet si heroi që pengoi Perandorinë otomane të pushtonte Perëndimin e Europës dhe si modeli i rezistencës së krishterë ndaj otomanëve myslimanë.

LEXO EDHE:  Kaos në Dibër, prej 10 ditësh dëbora izolon dhe lë pa energji elektrike 115 familje

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook