Nëse jeni në punë dhe nuk keni kohë për të shkuar në palestër, apo për t’u marrë me sport, lexoni këto këshilla të lehta për të djegur 200 kalori.

Këtë gjë mund ta bëni me veprime mjaft të thjeshta, që ju ndoshta nuk e dinit se ju ndihmojnë për të rënë nga pesha.

Kërceni
Nuk ka rëndësi nëse jeni para pasqyrës apo në një disko. Nëse ju kërceni për 30 minuta atëherë do humbisni 200 kalori.

Masazhoni
Duke i bërë masazh partnerit apo dikujt tjetër për 25 minuta ju do humbisni plot 200 kalori.

Këndoni
Këndoni keq? E ç’rëndësi ka kjo?! Po e bëtë këtë gjë për rreth 1 orë ju do digjni 200 kalori.

Bëni shopping
Duke provuar veshje të ndryshme nëpër dyqane ju do humbisni kalori.

Bëni dashuri
Për 30 minuta marrëdhënie ju do të humbisni 200 kalori të tjera.

Shëtisni qenin
Për çdo 1 orë shëtije të qenit ju do të humbisni 200 kalori, ndoshta dhe më tepër.

Ngjisni shkallët
Shmangni ashensorin dhe shkallët elektrike. Nëse doni të humbisni 200 kalori ngjitini shkallët dhe zbritini çdo ditë.

Qeshni
E qeshura  jo vetëm largon stresin por gjithashtu ndihmon në rënien në peshë. Tkurrja e muskujve abdominalë gjatë të qeshurës do t’ju bëjë të humbisni kalori. /shije.al

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook

LEXO EDHE:  Prindër, këto janë 7 gjëra të domosdoshme që duhet t'ja mësoni fëmijës tuaj