Lufta tregtare e filluar nga SHBA mund të përkthehet në humbje për industrinë globale të automjeteve deri në 700 miliardë euro (765 miliardë dollarë) gjatë shtatë viteve të ardhshme.

Kjo, sipas studimit të Qendrës Gjermane për Kërkime të Automjeteve nga Universiteti i Duisburg-Essen.

Sipas drejtorit të qendrës, Ferdinand Dudenhoffer, lufta tregtare e filluar nga SHBA përfaqësoi një nga “arsyet kryesore të rënies së shitjeve të regjistruara nga industria botërore e automobilave”.

Qendra gjermane e studimit për sektorin e automobilave vlerëson se, midis 2018 dhe 2024, politikat e tregtisë amerikane mund të çojnë në një rënie të shitjeve të mbi 35 milionë automjeteve, me një humbje prej 700 miliardë euro.

“Meqenëse tregu kinez është thelbësor për industrinë gjermane të automobilave, sektori është dëmtuar rëndë nga politika doganore të SHBA, prandaj sjellja e Uashingtonit përfaqëson të kundërtën e politikës së aleancës”, përfundoi Dudenhoofer.