Një fëmijë 8-vjeçar është kafshuar nga qen i racës “Pitbull”, teksa po luante në sheshin e Pazarit të Ri në Tiranë.

Në një intervistë për mediat, babai i të miturit u shpreh se fëmija është traumatizuar nga sulmi i qenit, pa maskë mbrojtëse.

Ai tregon se djalin e dërgoi në Spitalin Ushtarak dhe tani do të bëjë vaksina të kushtueshme.

“Ishim tek Pazari i Ri duke luajtur, padashje djali i afrohet qenit, i cili ia kthen me një egërsi të madhe. Qeni ishte i lidhur por nuk kishte maskë mbrojtëse. Djali im bërtiste, policia nuk ishte fare, e çuam direkt në Spital Ushtarak. Djali ka bërë disa vaksina dhe pret të bëjë dhe vaksina të tjera të kushtueshme. Qentë duhet të kenë maskat e veta”, tha i ati i 8-vjeçarit.

Marius Spahia tregon se i zoti i qenit qëndroi tërësisht indiferent ndaj kësaj ngjarje të rëndë.

“Falje nuk kërkoi, as nuk u indinjua të vinte. Si duket pronarët kanë vetë probleme, as nuk e pa se çfarë kishte fëmija im”, u shpreh ai.

Gjithashtu, i ati i të miturit bëri thirrje që të merren masa urgjente ndaj këtij fenomeni, përndryshe do të detyrohen të marrin armë me vete, kundër qenve.

“Kur të dalin me fëmijët e vet të marrin masa mbrojtëse. Të marrin armë me vete. Të mbrojë fëmijët e tyre, të mbrojë familjen e vet”, u shpreh Marius Spahia.

LEXO EDHE:  Ishte dënuar me 10 vite burg për drogë, arrestohet 38-vjeçari (Emri)

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook