Sado i gjerë mbetet koncepti i inteligjencës, bazuar në studime dhe vëzhgime të shumta, ekzistojnë disa veçori specifike që çuditërisht hasen te një pjesë dërrmuese e individëve me IQ (koeficient inteligjence) të lartë.

Konsumojnë shumë çokollatë- Sipas një studimi interesant, inteligjentët tërhiqen nga çokollata. Po kështu, vetë kjo e fundit kontribuon në intelektin e tyre duke u lidhur ngushtësisht me kujtesën dhe mprehtësinë.

I pranojnë gabimet- Tipari dallues i inteligjencës së lartë është të kuptosh gabimin dhe të mësosh prej tij.

Kërkojnë gjithmonë përgjigje për pyetjet e tyre- Dijeni se mendjet e mençura janë përherë kureshtare.

Punojnë me strategji

Dëgjojnë shumë muzikë

Flasin me veten në pasqyrë- E dinit se Anjshtajni e bënte vazhdimisht diçka të tillë?

Kanë sens humori dhe qeshin shumë- Humori lidhet drejtpërsëdrejti me kreativitetin.

Nuk janë të interesuar për jetët e të tjerëve, shohin më së tepërmi punën e tyre.