Në kuadër të një seance për Aleancën për Dhurimin e Gjakut në qytetin e Lezhës, në një prononcim për mediat Presidenti Meta i është përgjigjur pyetjes së gazetarëve për dekretimin e Edi Ramës në postin e ministrit të Jashtëm, pas vetëdeklarimit të këtij të fundit.

Zoti Meta, a do ta dekretoni kryeministrin si ministër të Jashtëm?

Presidenti Meta: Këtu jemi për të promovuar edhe një herë solidaritetin për dhurimin e gjakut. Për këtë çështje besoj se e kam dhënë një përgjigje dje. Dhe do të jap një përgjigje të qartë, të përgjegjshme, shteruese, me qetësi, por pa dashuri, brenda afateve kushtetuese.