Në vetëm dy ditë, bashkëpunimi i Luanës me Faydee, i titulluar “Yalla Habibi” arriti të grumbullojë 1.7 milionë shikime. Kështu që, po e marrim për të mirëqenë që e keni dëgjuar dhe parë. Si ju duket? Ne na duket ritmike, ndërsa Olti Currit i duket e kopjuar.

Ku tjetër veçse në Instagram, Olti publikoi disa moment e nga “Yalla Habibi” e Luanës me mbishkrimin “sa e nxorri këngën Luana, ia vodhën.” Videot pasuese ishin po të “Yalla Habibi,” por të një tjetër muzikanti. Bëhet fjalë për një këngë të korrikut të vjetshëm, të DJ Antoine, Sido dhe Moe Phoenix.

Këngët kanë ngjashmëri në refren dhe fakti që përsërisin të njëjtën frazë arabe nuk e përmirëson aspak situatën.

“Yalla Habibi” e Luanës dhe Faydee ka producent Bini Diez dhe Cekic Beats, beat-i u realizua nga Rrzon Music, ndërsa teksti nga Luana, Faydee dhe Fifi.

Dhe nëse ju tingëllon i dëgjuar emri i DJ Antoine, dijeni se hiti i përjetshëm “Welcome to St. Tropez” është punë e tija.