Ditën e djeshme lajmi se Meghan Markle dhe Princ Harry hoqën dorë nga pallati mbretëror i befasoi të gjithë. Mediat shkruajnë së fundmi se shkak mund të jetë bërë një foto ku shfaqet portreti i familjes mbretërore.

Në të pozon Mbretëresha, së bashku me Princin e Uellsit, Duka i Kembrixhit dhe princi 6-vjeçar, George në Pallatin e Buckingham.

Duka dhe Dukesha e Sussex ishin në Kanada kur foto është realizuar, megjithatë flitet se ky portret mund të jetë marrë keq nga ata.