Prokuroria e Tiranës ka marrë dje në pyetje ish-ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani, në lidhje me dosjen e abuzimit me tenderat në këtë institucion në kohën kur ai ishte ministër.

Ylli Manjani ka thënë në Prokurori se ka firmosur praktikat për shkak të detyrës dhe se nuk është marrë me teknikalitete.

Po ashtu Prokuroria e Tiranës i ka dërguar një fletëthirrje edhe Petrit Vasilit për të dëshmuar sot në orën 14:00, por deri më tani ish-ministri i Drejtësisë aktualisht kreu i grupit parlamentar të LSI nuk është paraqitur.

Kallëzimi penal është bërë nga Ministria e Financave, pas auditit financiar të kryer. Përveç Manjanit, Prokuroria pritet të marrë edhe dëshminë e Petrit Vasilit dhe Gazmend Bardhit, ndërsa është duke u verifikuar përgjegjësia e tyre në procedurat e tenderave.

Pesë procedurat e tenderimit, ku janë evidentuar shkeljet:
1. Mirëmbajtja dhe mbikqyrja e sistemit ICMIS në 7 Gjykatat Administrative
2. Përmirësimi i sistemit të mbikqyrjes elektronike në fushën penale
3. Përmirësimi, Zhvillimi dhe Mirëmbajtja e Regjistrit Noterial Shqiptar
4. Sistemi i Monitorimit me kamera për burgun e Lezhës dhe Fushë Krujës
5. Përmirësimi dhe mirëmbajtja e sistemit elektronik të çështjeve të përmbarimit