Pas hetimeve të nisura në disa bashki dhe komuna të vendit për problemet me pronat, duket se radha i ka ardhur edhe Durrësit.

Burime mediatike, shpjegojnë se rreth 40 punonjës të hipotekës dhe ALUIZNI-t janë vënë në hetim për probleme me pronat në qarkun e Durrësit.

Burime konfidenciale bëjnë me dije se prokuroria e Durrësit, ka nisur hetimet për tjetërsimin e pronave në qytetin bregdetar.

Informacionet tregojnë se në shënjestër janë vënë 40 punonjës të Hipotekës dhe të ALUIZNI-t.

Prokuroria ka kërkuar të merren në pyetje punonjësit e ALUIZNI-t dhe të Hipotekës.

Ndërkohë për abuzimet me tokat në bregdetin e Shëngjinit janë 23 persona në hetim, mes tyre kryetari i bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook