Ish-Drejtori i Përgjithshëm i Rrugëve, Dashamir Xhika, ka kërkuar pafajësinë në seancën gjyqësore në Gjykatën e Apelit Durrës.

Xhika akuzohet për “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion” me tenderin e aksit rrugor Elbasan-Gjinar.

Për abuzim me tenderin e rrugës është kallëzuar dhe ish-Drejtori i Njësisë së Menaxhimit të Projektit Aksel Qurduka dhe Albens Alite, drejtor i Njësisë së Menaxhimit të Projektit të Rrugës Tiranë-Elbasan.

Sipas auditit të kryer, dëmi që i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit është në vlerën 53,983,340 dollarë.

“Dashamir Xhika, i cili ka ushtruar detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të ARRSH-së në periudhën tetor 2013-shtator 2017, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të ‘Shpërdorim të detyrës’ të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal”, thuhej në urdhrin e arrestit të lëshuar nga Gjykata më 1 shkurt.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook