I ftohti Siberian duket se ka “pushtuar të gjithë Europën, pasi e gjitha ndodhet nën izolimin e dëborës. 

Në disa vende trashësia e dëborës arrin deri në 40 cm çka pritet të sjellë dhe mbylljen e shumë autostradave, ndërkohë që temeraturat kanë arritur deri -18 gradë celsius.     

Reshjet e dëborës kanë sjellë kaos në Gjermani dhe Austri. Në qytetin gjerman të Mynihut autoritetet u detyruan të anulojnë mbi 200 fluturime prej motit të keq.

Në disa vende janë shënuar gjithashtu viktimat e para nga temperaturat e ulëta, rikujtojmë këtu se mediat Greke raprtuan se tre persona të moshuar kishin humbur jetën nga i ftohti, gjithashtu në Bavari u raportua se një person kishte humbur jetën nga shkëputja e një orteku.