Sinoptokantët bëjnë me dije se temperaturat gjatë kësa jave do të jenë sërish nën zero.

Temperaturat do të luhaten nga – 6°C në zonat malore dhe në – 3°C në zonat e ulëta, bën me dije Metoalb.

“Rikthehen kthjellimet në të gjithë vendin, duke përjashtuar ekstremin Verior ku do ketë vranësira lokale. Edhe pasditja mbetet me mot të kthjellët dhe të ftohtë.

Temperaturat e ajrit gjatë mëngjesit luhaten nga –3°C në 1°C në zonat e ulëta dhe bregdet por zbresin në – 6°C në zonat malore; mesdita vijon me temperatura të ulëta, deri 4°C në zonat malore dhe deri 12°C në bregdet”, shkruan Metoalb.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook