Kryeministri Rama është pritur me protesta në Kukës gjatë një takimi që po zhvillon në këtë qytet në kuadër të platformës së bashkëqeverisjes me qytetarët,

Siç shihet dhe në pamjet e publikuara në media, protestuesit e irrituar kanë hedhur flakadanë në drejtim të kryeministrit Rama, i cili është mbrojtur nga forcat “Shqiponja”, pasi turma ka qenë tepër e acaruar.

Protestuesit shihen teksa mbajnë pankarta në duar, si dhe bëjnë thirrje për largimin e Ramës.

Protesta është organizuar nga Partia Demokratike.

Kujtojmë që kreu i Qeverisë u prit me protesta edhe në Has. Kjo është hera e parë që Rama viziton qytetin e Kukësit, pas protestës së dhunshme kundër tarifës në Rrugën e Kombit.