Afërdita Dreshaj është vënë në qendër të vëmendjes nga mediat rozë që kur u martua me Jakub Kindl.

Këngëtarja shqiptare po jeton ditët më të lumtura të jetës dhe është më e plotësuar se kurrë. Gjithashtu këngëtarja është shumë aktive në rrjetet sociale ku publikon foto të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Së fundmi bukuroshja shqiptare ndau me të gjithë një foto ku shfaqen tre byzylykë dhe krahas saj falënderoi bashkëshortin për dhuratën.

Të tre bizhuteritë mbajnë emrin e firmës së njohur në të gjithë botën, ‘Cartier’ dhe të tre byzylykët së bashku kapin vlerën e 14.730 dollarëve.