Agjentë civilë të policisë janë infiltruar pranë shkollave të Tiranës, për të goditur rastet e shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Si rezultat i kontrolleve, në afërsi të një shkolle u kapën në flagrancë dy të rinj, në tentativë për të shpërndarë lëndë narkotike.

Efektivët Komisariatin e Policisë Nr. 2, në vijim të planit të masave për “Identifikimin, goditjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që shpërndajnë apo tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike në ambientet e shkollave apo përreth tyre” bëri arrestimin në flagrancë të D. A., 27 vjeç dhe M. K., 22 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Mesditën e së hënës, rreth orës 12:25 kanë ushtruar kontroll në ambientet përreth një shkolle në Tiranë, ku kanë kapur në flagrancë dy të rinjtë, të cilët në bashkëpunim me njëri0 tjetrin kryenin aktivitetin e kundërligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit, të dyshuarve, i’u është gjetur një sasi dozash me lëndë narkotike të llojit kanabis sativa, me peshë 23.6 gramë, të cilat u u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Ndaj të dyshuarve hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim”./oranews