Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Cërrik – Mollas, ku një i ri ka humbur jetën.

Policia njofton se mjeti me targa AA 931 HR ka dalë nga rruga dhe ka humbur jetën shoferi 20-vjeçar, Aurel Xhika.

Automjeti është përplasur me një kollonë betoni pasi ka devijuar nga rruga.

Njoftimi i policisë

Më datë 15.02.2018 në aksin rrugor Cërrik- Mollas shtetasi A.Xh., 20 vjeç banues në fshatin Shtëpanjë duke drejtuar mjetin me targa AA 931 HR ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një kollonë betoni të një muri rrethues.

Si pasojë ka ndërruar jetë vetë drejtuesi i mjetit.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook