Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kanada, ku si pasojë e një aksidenti kanë humbur jetën të paktën 14 persona.

Mediat kanadeze bëjnë me dije se një kamion dhe një autobus ku ndodhej skuadra kanadeze e Hockey-t janë përplasur duke shkaktuar 14 viktima.

“The Humboldt Broncos” ishin në autostradë në veri të Tisdale, në provincën e Saskatchewan.

Policia kanadeze thotë se nuk mund të konfirmojë ende numrin e saktë të të plagosurve.

Përmes një postimi në Twitter, kryeministri Justin Trudeau shkruan: “Nuk mund ta imagjinoj se çfarë po kalojnë këta prindër”.

Presidenti i federatës së Hockeyt u shpreh se ai ka marrë më shumë se 50 telefonata nga ana e familjarëve të cilët janë në ankth për fatin e familjarëve të tyre.

“Ka xhaxhallarë dhe mama dhe baballarë, që janë duke pritur për të dëgjuar nëse djemtë dhe nipërit e tyre janë në rregull.Është e tmerrshme. Është absolutisht e tmerrshme”, është shprehur ai.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook