Një aksident i rëndë mësohet të ketë ndodhur në Larushk të Fushë-Krujës, pasojë e të cilit ka mbetur viktimë një 23-vjeçare, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se makina e drejtuar nga 23-vjeçarja ka devijuar nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë.

Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për rrethanat e aksidentit të ndodhur.